Aktuale Më shumë

Gjukanoviq: Pas thirrjes për NATO jemi gati për zgjedhje

Prej tvteuta16:04, 18 Nëntor 2015

Kryeministri Millo Gjukanoviq, gjatë orës së kryeministrit në Kuvendin e Malit të Zi deklaroi se është i bindur për ftesën e antarsimit në NATO.

Gjukanoviq tha se pas ftesës me 1 dhjetor, partia e tij është gati të dalë në zgjedhjet e rregullta, pasi është i mendimit që Mali i Zi në periudhën që vjen duhet të ketë një qeveri të qëndrueshme, me qëllim që të përballet me sfidat e integrimeve euroatlantike.

Se kur mund të organizohen zgjedhjet varet shumë edhe nga procesi i identifikimit elektronik të votuesve, i cili deri tani ka ecur me hapa të ngadaltë. Ka gjasa që për këtë arsye zgjedhjet të mos mbahen deri në vjeshtën e vitit të ardhshëm.

  • 1

    Radio