Aktuale Më shumë

Gjukanoviq paralajmëron iniciativë të re për shkurtimin e mandatit të Kuvendit

Prej tvteuta13:45, 2 Tetor 2022

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, ka paralajmëruar mundësinë që të përsërisë kërkesën e tij për shkurtimin e mandatit të Kuvendit, duke sqaruar se këtë nuk do ta bëjë vetë, por një grup parlamentar prej 25 deputetësh. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Gjukanoviq tha se do të vazhdojë me “iniciativa të ndryshme, duke u kujdesur në mënyrë rigoroze për respektimin e Kushtetutës”, duke vlerësuar se në fund të fundit është i mundur vetëm një skenar dhe ai është mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Gjukanoviq beson se kriza në Mal të Zi daton që nga viti 2015, kur, siç thotë ai, filloi rrënimi i parlamentit malazez për shkak të orientimit properëndimor të Malit të Zi dhe synimit të tij për t’u bërë anëtar i NATO-s, çka u pasua nga tentativa për grusht shteti në vitin 2016. Kur bëhet fjalë për dekretin për shpërndarjen e parlamentit, këtë mundësi e ka presidenti, por parakushtet për aktivizimin e këtij mekanizmi janë të përshkruara saktësisht në Kushtetutë.

“Ato rrethana nuk janë përmbushur.  Nëse do të ishin, unë do ta kisha shfrytëzuar atë mundësi.  Kushtetuta është e papërcaktuar lidhur me zgjidhjen  e situatës në të cilën ndodhemi – çfarë ndodh kur nuk kemi mandatar, kur humbet afati për përcaktimin e mandatarit dhe kur shumica parlamentare refuzon nismën për shpërndarjen e parlamentit.  Prandaj thashë që tani duhet të jemi shumë kompetent në interpretimin tonë, duke analizuar, ndoshta, zgjidhje krahasuese në vende të tjera me një sistem të ngjashëm kushtetues-juridik për të parë nëse mund të dalim me ndonjë mekanizëm kushtetues-ligjor për të zgjidhur problemin.”, tha Gjukanoviq.

  • 1

    Radio