Gjukanoviq: Nuk do të marrim vendim për rritjen e çmimit të energjisë

Prej tvteuta15:41, 6 Nëntor 2022

Kryetari i Bordit të Drejtorëve të EEMZ, Millutin Gjukanoviq, tha se ky bord nuk do të marrë vendim për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për vitin 2023. Siç raporton portali RTMZ, vendimi i menaxhmentit të ri është që të mos rritet çmimi i rrymës për amvisëritë, me çka siç thotë Gjukanoviq, qytetarëve u janë kursyer 653 milionë euro.

Ai sqaroi se një qytetar që ka pasur një faturë mesatare prej 100 euro, nëse do të kishte pasur rritje të çmimit të energjisë elektrike për shkak të rritjes në bursë, ajo faturë do të ishte mbi 400 euro, ndërsa për bizneset e vogla më shumë se 4000 euro.

  • 1

    Radio