Sociale Më shumë

Gjukanoviq në Ulqin. Diskutohen çështjet me rëndësi për Komunën

Prej tvteuta15:54, 6 Shtator 2016

Kryeministri i Malit të Zi Millo Gjukanoviq, qëndroi sot për vizitë në Ulqin, ku u takua me zyrtarët më të lartë të Komunës. Gjatë takimit u diskutuan çështje të shumta me rëndësi për zhvillimin e ekonimik të qytetit, sidomos miratimi i planit hapsinor, investimet në sektorin turistik, ndërtimi i rrugës Ulqin-Krythë e mjaft çështje të tjera.

Në pyetjet e gazetarëve në lidhje me demarkacionin me Kosovën , Gjukanoviq u përgjigj se Mali i Zi nuk ka pretendime territoriale ndaj asnjë vendi fqinj, dhe e cilësoi vonesën e miratimit në Kuvendin e Kosovës si problem të mbrendshëm të këtij vendi. Sa i përket çështjes së kthimit të ullishtës së Valdanosit pronarëve të mëparshëm, Gjukanoviq tha se 90% e qëndrimit të qeverisë përputhet me qëndrimin e pushtetit lokal, kurse  ato 10% dallim i përkasin modalitetit të kthimit të kësaj prone.

Sipas  Gjukanoviq, problem paraqet kthimi i pronës për të cilën njëherë është paguar kompenisimi, i cili edhe pse mund të ketë qenë jo i drejtë, përjashton mundësinë e kthimit me proceduren e zakonshme kur kompensimi nuk është paguar.  Ai u shpreh se në të ardhmen mbetet të zgjidhet modalitetit i kapërcimit të këtij problemi. Pas takimit me zyrtarët e Komunës, Gjukanoviq u takua edhe me zyrtarë të Partisë Demokratike të Socialistëve të Ulqinit.

  • 1

    Radio