Politikë Më shumë

Gjukanoviq në Tuz. Takohet me kryetarin Gjeloshaj

Prej tvteuta16:25, 9 Prill 2020

Presidenti i Malit të Zi , Millo Gjukanoviq, qëndroi sot për vizitë zyrtare në Komunën e Tuzit, ku u  prit nga kryetari Nik Gjeloshaj. Djukanoviq në këtë vizitë shoqërohej nga drejtori i Qendrës Spitalore në Podgoricë, Jevto Erakoviq, dhe drejtori i Urgjencës, Nermin Abdiq. Në kumtesë nga presidenca thuhet se në takimin me kryetarin Gjeloshaj dhe drejtorin e Shtëpisë së Shëndetit Halil Dukoviq, u diskutua për situatën aktuale në këtë komunë e cila është në karantinë të plotë pas përhapjes së koronavirusit.

  • 1

    Radio