Gjukanoviq – Merkel: Mali i Zi thekson rëndësinë e procesit të Berlinit

Prej tvteuta16:04, 9 Korrik 2016

Kryeministri i Malit të Zi Milo Gjukanoviq u takua sot në Samitin e NATO-s në Varshavë me Kancelaren e Republikës Federale të Gjermanisë Angela Merkel. Në një bisedë të hapur dhe të përzemërt Kancelarja Merkel përgëzoi pjesëmarrjen e Malit të Zi në Samit dhe theksoi se Bundestagu do të ratifikojë protokollin e anëtarësimit me procedurë  të parashikuar.

Ajo ishtë veçanërisht e interesuar për përparimin e Malit të Zi në negociatat me Bashkimin Evropian dhe se si Gjermania mund ta ndihmojë Malin e Zi në këtë proces . Kryeministri Gjukanoviq e falenderoi Gjermaninë dhe kancelaren Merkel personalisht për ndihmën e vazhdueshme dhe mbështetjen ndaj Mal të Zi në procesin e integrimeve evropiane dhe euroatlantike.

” Për vendin tonë është veçanërisht e rëndësishme përvoja e Gjermanisë në fushën e arsimit të dyfishtë dhe tërheqjen e investitorëve gjermanë, ” tha Kryeministri Gjukanoviq. Ai tha se një vëmendje e veçantë i është kushtuar ritmit të duhur në procesin e integrimeve dhe tani fokusi duhet të jetë në bilancin e rezultateve.

  • 1

    Radio