Gjukanoviq: Do ja kthejm Ulqinit lavdinë e vjetër, nuk kemi konkurencë të denjë

Prej tvteuta09:36, 28 Shtator 2016

Në konventën e mbrëmshme  të Partisë Demokratike të Socialistëve, kryetari i partisë Millo Gjukanoviq nuk i kurseu fjalët për fushatën dhe politikën e kundërshtarëve nga Fronti Demokratik. “Ata që ishin luftënxitës dhe kundër mbajtjes së referendumit tani kërkojnë shpëtim në një vend të huaj, i cili i financon dhe ka për qëllim degradimin e Malit të Zi dhe destabilizimin e rajonit”, tha Gjukanoviq. Sipas tij, është plotësisht e sigurt se Mali i Zi në tre deri në pesë muajt e ardhshëm do të bëhet antare e NATO-s.

Kryeministri komentoi shkurtimisht edhe për Ulqinin. Ai tha se Plani Hapsinor  është përgatitur dhe se pritet përgjigja pozitive e Komunës së Ulqinit, pas së cilës do të kalojë në Kuvend për miratim. Gjukanoviq gjithashtu përmendi lavdinë e kaluar të Ulqinin si vendin turistik më të vizituar, dhe se, sipas tij – dalngadalë po kthehet në nivelin e vjetër.

  • 1

    Radio