Gjukanoviq: Disa media me minimizojnë seriozitetin e situatës

Prej tvteuta10:12, 29 Tetor 2016

Kryeministri në largim i Malit të Zi Millo Gjukanoviq, deklaroi se disa media në vend në mënyrë aktive tentojnë të minimizojnë seriozitetin e situatës në lidhje me organizatën kriminale e cila planifikonte akte terroriste në Mal të Zi. Sipas Gjukanoviq, një sjellje e tillë e mediave në Serbi u mundësoi kriminelëve që të vrasin kryeministrin Zoran Gjingjiq.

Kjo sjellje jopreofesionale e mediave, siç e quajti ai, qoftë me qëllim apo pa qëllim, i vendos ato në rolin e ndihmësave të atyre që planifikojnë akte të tilla. Gjukanoviq shtoi se do të ishte mirë sikur mediat , si në Mal të Zi, ashtu edhe në rajon, ti përmbahen asaj se çka ato përkrahin në mënyrë verbale.  Ai tha se e përkrah kritikën e mediave drejtuar qeverive kur bëhet fjalë për respektimin e të drejtave të barabarta, por  kur në kuadër të kësaj të mbështeten edhe aktivitete apo instanca kriminale, atëherë mediat kontribuojnë në përkeqësimin e problemit dhe jo zgjidhjen e tij.

  • 1

    Radio