Sociale Më shumë

Gjukanoviq dënoi ashpër sulmin ndaj Shofrancit

Prej tvteuta09:37, 26 Prill 2021

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, dënoi ashpër sulmin ndaj gazetarit të Radio Televizionit të Malit të Zi (RTCG), Nebojsha Shofranc, duke deklaruar se ngjarja në aeroport hodhi në sfond suksesin sportiv të Petar Lijesheviqit.

“Unë dënoj me forcë provokimet huliganase dhe ngacmimet që u bënë ndaj gazetarit sportiv Shofranac ku ishte në krye të detyrës ,prej një numri të madh të  pjesëmarrësve që nuk festuan suksesin e atletit malazez, por organizuan një tjetër shfaqje të lirë nacionaliste,”  ka shkruar  Gjukanoviq  në Twitter.

Ai shtoi se pasiviteti i policisë dhe reagimi i ngadaltë i organeve të tjera kompetente, të cilat, siç deklaroi ai, nuk parandaluan ose sanksionuan sulmet ndaj gazetarit në punë, janë të papranueshme.

  • 1

    Radio