Gjuha shqipe dhe boshnjake lëndë zgjedhore në Turqi

Prej tvteuta15:36, 22 Tetor 2016

Vitin e ardhshëm nëpër shkolla gjuha shqipe dhe ajo boshnjake do të vendosen si lëndë zgjedhore në Turqi. Programi dhe materialet e lëndës të gjuhës shqipe dhe boshnjake që do të vendosen në programin mësimor do të përgatiten nga Universiteti Trakya.

Drejtori i përgjithshëm i Arsimit Bazë në Ministrinë e Arsimit të Turqisë, Dr. Cem Gençoğlu, në ceremoninë e nënshkrimit  ka njoftuar se vitin e ardhshëm që nga klasa e 5-të gjuha shqipja dhe boshnjake do të vendosen në programin arsimor si lëndë zgjedhore.

Ndërkohë rektori i Universitetit Trakya, Prof. Dr. Erhan Tabakoğlu, duke vënë në dukje se misioni dhe zgjerimi i tyre si universitet është Ballkani, ka theksuar se është krenari që universiteti i tyre do të përgatisë programet e këtyre mësimeve.Ndërsa më pas protokolli është nënshkruar nga Gençoğlu dhe Tabakoğlu.

  • 1

    Radio