Sociale

Sociale Më shumë

Gjoni: Në Komunë punonin njerëz me kontrata qesharake

Prej tvteuta28 June 2016

Një nga arsyet kryesore të kolapsit financiar të Komunës së Ulqini janë të punësuarit me kontrata të përkohëshme, të cilët në periudhën  e dy viteve të kaluara kishin arritur shifra alarmante, u tha sot në konferencën për media të zyrtarëve më të lartë të Komunës. Kryetari Nazif Cungu tha se vetëm në kabinetin e kryetarit kishte gjetur 17 kontrata të tilla. Ai nuk dha hollësi për arsyet që parardhësi kishte angazhuar një numër aq të madh personash, por është e qartë se në kabinet as nuk kishte karrige për të gjithë. Nënkryetarja Hadixha Gjoni, e cila gjatë kësaj periudhe merrej në mënyrë aktive me shqyrtimin e këtyre kontratave, tha se disa prej tyre ishin kontrata qesharake dhe se as nuk dihej saktësisht se ku këta persona punonin.