Kronikë

Aktuale Më shumë

Gjokaj u dënua me 40 vjet burg për vrasjen e Sheilla Bakija

Prej tvteuta15 April 2024

Ilir Gjokaj u dënua sot në Gjykatën e Lartë me 40 vite burg për vrasjen e rëndë të ish-partneres së tij Sheilla Bakija (19), e ndodhur më 30 shtator 2021, në prani të familjes së saj. Aktgjykimi i shkallës së parë është shqiptuar nga gjyqtari Velko Radovanoviq. Prokuroria në seancën përmbyllëse propozoi një dënim të vetëm prej 40 vitesh burg për Gjokaj, për veprat penale të vrasjes së rëndë, tentativës për vrasje dhe armëmbajtjes pa leje. Avokati i të pandehurit Gjokaj, avokati Srgjan Leshkoviq, ka shpallur ankesën. “Prokurori paraqiti vetëm provat që ishin në favor të tyre. Gjykata e besoi aktakuzën. Mbrojtësit nuk iu dha mundësia të paraqesë prova. Unë pretendoj: kjo nuk është një vrasje për motive të ulëta, por nga pakujdesia”, tha Leshkoviq. Sipas tij, nuk ka asnjë provë që Bakija të jetë torturuar apo keqtrajtuar dhe se ajo nuk ka zhvilluar asnjë lloj xhelozie. “Në shkresat e lëndës nuk ka asnjë dëshmi se Gjokaj e ka ngacmuar, rrahur, ndjekur dhe përdorur dhunë ndaj saj”, pohon Leshkoviq. Maja Raiçeviq nga Qendra për të Drejtat e Gruas tha sot pas aktgjykimit për Gjokaj se është udhërrëfyes për gjyqtarët se si të veprojnë në rastet e dhunës ndaj grave. “Dhuna ndaj grave zakonisht nuk fillon kur raportohet, por pasohet nga një histori e mëparshme dhune”, tha ajo. Kujtojmë se Prokuroria e Lartë e Shtetit në Podgoricë ka ngritur aktakuzë ndaj Ilir Gjokajt, i cili akuzohet se më 30 shtator të vitit të kaluar në Tuz e ka vrarë të fejuarën e tij, Shejlla Bakija (19). Atëherë u plagos edhe babai i Sheillës, Shaban Bakija. Gjokaj dyshohet se me paramendim dhe për motive të mbrapshta i ka marrë jetën Shejlla Bakijaj në Tuz, në vendbanimin Karabushko pole, si dhe ka rrezikuar me dashje jetën e personave të lënduar Shaban, Indira dhe Badi Bakija. “Në tarracën e shtëpisë familjare të të dëmtuarës, ai ka marrë një armë nën kapuçin e tij dhe ka gjuajtur disa predha në drejtim të të dëmtuarës, nga të cilat ajo ka marrë lëndime të rënda dhe gjysmë lëndime të rrezikshme për jetën me pasojë vdekjen, thuhet në shkresat e lëndës, duke shtuar se me atë rast është goditur edhe Badi Bakija, i cili ka pësuar lëndime të rënda trupore. Më tej thuhet se i dyshuari Gjokaj është larguar në drejtim të veturës së parkuar para shtëpisë dhe kur ka parë se Shaban Bakija ishte duke e ndjekur, ka gjuajtur një predhë tjetër në drejtim të tij, e cila e ka goditur. “Pasi ka hipur në automjetin e tij, në momentin kur të plagosurit Indira dhe Badi Bakija ndodheshin në tarracë, ka gjuajtur edhe dy predha të tjera në drejtim të tyre dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në hetim.