Sociale Më shumë

Gjokaj: Mësimi online ka sfida të shumta

Prej tvteuta09:20, 8 Dhjetor 2020

Mbyllja e institucioneve edukativo-arsimore, si një nga masat shtrënguese për të parandaluar përhapjen e koronavirusit ka ndikuar në arsimimin dhe mënyrën e funksionimit të të gjithëve. Edhe pse procesi i zhvendosjes së mësimit në formatin në distancë ose online është bërë pjesë e shumë institucioneve edukative, ai ballafaqohet me sfidat e veta, thotë për Televizionin Teuta Anton Gjokaj, asistent në lëndën e matematikës pranë Universitetit të Malit të Zi.  Të  mësuarit online është një risi, por sipas mësimdhënësit Gjokaj studentët janë ato të cilët janë më të “penalizuarit”. Të mësosh lëndën e matematikës është e vështirë përmes platformave digjitale, sepse ka detyra dhe ushtrime të shumta të cilat kërkojnë bashkëpunim mes mësimdhënësve dhe studentëve, thotë Gjokaj.

Më shumë se 300 milion nxënës e studentë në të gjithë botën kanë ndërprerë mësimin e rregulltë nga përhapja e Covid-19. Edhe pse mësimi në distancë nuk është mënyra më e mirë, për momentin është më e pranueshmja.

  • 1

    Radio