Gjithë Ballkani në zgjedhje?

Prej tvteuta10:18, 18 Janar 2016

Pas Serbisë dhe Maqedonisë, pritet që edhe Kosova sivjet të shkojë në zgjedhje.

Edhe pse kryeministri Isa Mustafa ka përsëritur se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme dhe se Qeveria nuk e ka ndërmend të japë dorëheqje, analistët kosovarë thonë se kriza politike në Kosovë dhe këmbëngulja e opozitës së bashkuar kanë rritur shumë gjasat për zgjedhje të parakohshme.

Edhe në Mal të Zi 2016-ta është vit zgjedhor dhe priten të zhvillohen në gjysmën e dytë të vitit, edhe pse votimi i mosbesimit të qeverisë me 25 janar mundet edhe të përshpejtojë datën e mbajtjes.

  • 1

    Radio