Sociale Më shumë

Gjimnazi privat “Drita” të kënaqur me suksesin e arritur

Prej tvteuta15:03, 17 Nëntor 2015

Me përfundimin e tremujorshit të parë gjimnazi privat “Drita” në Ulqin ka arritur që të plotësoj kushtet dhe siç shprehet drejtori i kësaj shkolle Fejzo Hoxha, janë të kënaqur me rezultatet e arritura gjatë kësaj periudhe. Nga 67 nxënës të cilët janë të ndarë në 4 paralele, 45% të tyre kanë sukses pozitiv, kurse 55% prej tyre negativ.

Për këto dhjetë vite gjimnazi privat “Drita” është i njohur për kushtet e mira që i ofron dhe diciplinës që i përmbahet.

Si secila shkollë edhe kjo i ka problemet e veta, por siç shprehet drejtori ato kanë punuar në rregullat e kësaj shkolle duke rritur nivelin e mësimdhënies, duke afruar edhe kuadro profesional të pedagogjisë, edhe me gjithë këtë përgaditje shkollore çmimi mujor që paguhet nga nxënësit është ulur ndjeshëm në mënyrë që të gjithë të kenë mundësi të mësojnë në gjimnazin “Drita”.

 

 

  • 1

    Radio