Sociale Më shumë

Gjimnazi privat “Drita”, pa mbështetjen financiare të ministrisë së arsimit

Prej tvteuta10:03, 12 Tetor 2016

Ne gjimnazin privat “Drita” në komunën e Ulqinit mësimin për këtë vit akademik 2016 – 2017 janë duke e ndjekur 70 nxenës.Drejtoi i kësaj shkolle Fejzo Hoxha, për Televizionin Teuta tha se këtë vit kanë qënë në pozitë që të bëjë përzgjedhje të nxënësve pasi  numri i të paraqiturve dhe arritjet e tyre mësimore kane qënë më të larta.Nxënësit e kësaj shkolle shprehen të kënaqur me zhvillimin e mesimit, si dhe u bëjnë thirje edhe nxënësve të tjerë që të bëhen pjesë e gjimnazit privat “Drita”.

Megjithatë nuk mungojnë as problemet me të cilat ballafaqohen, drejtori Hoxha the se problemi thelbësorë me të cilin ballafaqohen është ai i financave. Minisitria e Arsimit edhe pse e ka për detyrë nuk ndanë asnjë pjesë të mjeteve për këtë shkollë, shtoj ai.

Problem tjetër me të cilin hasen është mungesa e sallës sportive për lëndën e edukatës fizke.

Qellimi i gjimnazit të vetëm privat në gjuhen shqipe në Mal të Zi, “Drita”, është që të zgjërojnë hapsirat e tyre dhe tu ofrojnë mundësinë e shkollimit sa më shumë të rinjëve.

  • 1

    Radio