Gjest shembullor: Pronarët e varkave organizuan udhëtim falas për nxënësit
Prej tvteuta14 September 2022

Pronarët e varkave taksi në Ulqin, organizuan sot më 14 shtator, udhëtime falas me varka për nxënësit e shkollave fillore.
Në këtë ide shembullore erdhi pronari i njërës prej tyre, Sabahudin Vogliq, i cili për TV Teuta tha se është shumë i kënaqur që i jepet mundësi të ofrojë diçka të tillë për nxënësit.
Adnan Alibegu, tjetër pronar i varkës, thotë se nuk e kanë pasur të vështirë të organizohen dhe se të gjithë pronarët i janë përgjigjur thirrjes, ndërsa Ardiana Karamanaga, një nga femrat e rralla në profesionin e drejtueses së një varke, thotë se ishte kënaqësi e madhe të shikoje fëmijët aq të gëzuar.
Edhe nxënësit dukej haptas se ishin të gëzuar që u jepej një mundësi e tilllë, pasi një pjesë e madhe asnjëherë nuk e kanë shijuar udhëtimin me varkë.