Gjermania në gjysmëfinale
Prej tvteuta14 September 2022

Gjermania është kualifikuar në gjysmëfinale të Eurobasketit. Të martën mbrëma në Berlin, gjermanët kanë shfaqur ndeshje të madhe ndaj Greqisë për të zënë vend në mesin e katër përfaqësueseve më të mira evropiane të basketbollit. Greqia ishte favorite, por gjermanët bënë shkëputjen e madhe në çerekun e tretë, të cilin e fituan 26:10. Në çerekun e katërt grekët mbetën pa superyllin Giannis Antetokounmpo, që u përjashtua, dhe kështu Gjermania vetëm e konfirmoi fitoren. Rezultati në fund ishte 107:96 në të mirë të Gjermanisë.
Plejmejkeri Dennis Schroder udhëhoqi Gjermaninë me 26 pikë e tetë asistime. Daniel Theis shtoi 13 pikë e plot 16 kërcime, ndërsa Andreas Bost i kishte 19 pikë e katër kërcime. 19 pikë i shënoi edhe Franz Wagner.
Greqisë nuk i kryen punë 31 pikët e Giannis Antetokounmpos. Ai kishte edhe tetë asistim e shtatë kërcime, ndërsa i humbi pesë topa. Giannoulis Larentzakis realizoi 18 pikë e katër kërcime. Por mungoi kontributi i të tjerëve. Gjermania në gjysmëfinale takohet me Spanjën, më 16 shtator.