Gjermanët kërkojnë që të kufizohet pranimi i migrantëve
Prej tvteuta16:18, 12 Nëntor 2016
Një sondazh i realizuar nga Iniciativa për hulumtime sociale dhe të tregut tregon se një shumicë e madhe e gjermanëve janë të pakënaqur me politikën e migracionit, të udhëhequr aktualisht nga qeveria e vendit.
Madje, 60 për qind të të anketuarve e përshkruajnë Gjermaninë si vend migracioni. Ndërkaq, një shumicë dërmuese janë shprehur se numri i migrantëve në Gjermani duhet detyrimisht të kufizohet, transmeton albinfo.ch. Madje 81 për qind të qytetarëve kanë shprehur dëshirën që të hyjë sërish në fuqi kontrollimi në kufij.
Një shumicë e gjermanëve nuk e ka parë si bazë për azil as kërcënimin e refugjatëve nga uria dhe varfëria. Në përgjithësi, më të pakënaqur me politikën e migracionit janë të moshuarit dhe më të kënaqur, të rinjtë.