Sociale Më shumë

Gjerana 1 – pa ujë që 5 dekada

Prej tvteuta09:36, 16 Mars 2016

Në lagjen Gjerana 1 tek Pusi i Barishtëve jetojnë rreth 40 familje të cilat që pothuajse 5 dekada nuk kanë furnizim të rregullt të ujit . Funksionimi i tyre është vetëm përmes saranxhave të cilët mbushen nga shiu. Banorët e kësaj lagje kanë vite që kërkojnë dhe luftojnë për zgjidhjen e këtij problemi, ata për Televizionin Teuta shprehen se akoma edhe sot në vitin 2016 jetojnë çdo ditë me të njëjtin problem.

Shpenzimet e tyre janë shumë të larta për të siguruar ujin për nevojat elementare duke arritur shifren 5 euro për një kubik ujë.

Kjo është një lagje e urbanizuar ku shtëpi të reja ndërtohen çdo ditë, njëri ndër ta është edhe Kujtim Nimanbegu i cili për Televizionin Teuta shprehet se punimet i ka zhvilluar me vështirësi të grumbullimit të ujit, ndërsa nga organet kopetente ai tha se zhgjidhjen e këtij problemi e kanë lënë në duart e vetë banorëve të cilët ata vetë duhet të mbulojnë çdo shpenzim.

Njëri ndër banorët më të vjetër në këtë lagje Osman Çeja shprehet se uji mungon si gjatë stinës së dimrit ashtu edhe gjatë stinës së verës

Kërkesat e tyre ndaj organeve kopetente nuk janë ndalur vit pas viti, ndërsa përgjigjet e marra janë absurde, banorëve u është thënë ndërtoni shtëpi në fushë!

Me shpresën që ky problem të zgjidhet Bekim Basha drejtohet me një apel përmes ekranit të Televizionit Teuta.

Të jetosh në shekull 21 në një lagje të qytetit të Ulqinit një vend bregdetar të cilit vetëm uji nuk i mungon dhe të ketë familje që jetojnë me të reshurat e shiut, të vë në pikëpyetje se në të vërtet në cilin shekull kemi mbetur ne si qytet.

  • 1

    Radio