Sociale Më shumë

Gjendje e mjeruar në Pinjesh

Prej tvteuta10:42, 16 Janar 2016

Njëra ndër rrugicat e rrugës së Pinjeshit të con në një ndër lagjet më të varfëra në komunën e Ulqinit.

Në kodrinën e Pinjeshit jetojnë rreth 10 familje ku shumica prej tyre janë të vendosur ketu që nga vitet e 80, me prejardhje nga Kosova. Shume prej tyre ngurruan të flisnin para kameres se televizionit Teuta megjithatë pensionisti 67 vjecar Bajram Beganaj baba i 5 djemve dhe 5 vajzave na rrëfej për jetesën në këtë lagje.

Të ardhurat tha ai mundohen ti sigurojnë të zotët e shtëpisë ku shumica prej tyre punojnë në ndermarrjen komunale ku pagat mujore kane 6 muaj që nuk i kanë marrë, mënyra tjetër është shtrirja e dorës duke kërkuar lëmoshë në rrugët e Ulqinit. Catitë në këto familje pikojnë ujë, e ndërsa nuk kanë as banjo.

  • 1

    Radio