Aktuale Më shumë

Gjendja në Ndërmarrjen Ujësjellës-Kanalizime, pritet fillimi i projektit prej 20 milionë euro. Financat janë stabile

Prej tvteuta15:13, 11 Janar 2023

Kur flasim për Ndërmarrjet Komunale në komunën e Ulqinit, problemet financiare janë ato të cilat dominojnë më së shumti. Për tu arritur një stabilitet financiarë janë në pyetje disa komponentë. Problemet financiare nuk kanë munguar as në Ndërmarrjen Komunale Ujësjellës dhe Kanalizime, megjithatë kur flasim për situatën aktuale, drejtori Ajet Zaga për televizionin Teuta shprehet se situata është stabile, dhe është arritur që të shlyhen të gjitha detyrimet.

Në muajin korrik të vititi 2022 është nënshkruar kontrata për rindërtimin dhe modernizimin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit të Ulqinit me ofertuesin e parë “Jedinstvo” SH.A Sevojno nga Serbia. Marrëveshja u nënshkrua nga Kryetari i Komunës së Ulqinit   me përfaqësuesit e Bankës Zhvillimore Gjermane – KFW dhe përfaqësuesit e shoqërisë së përbashkët shërbyes dhe koordinative për furnizim me ujë dhe derdhjeve të ujërave të zeza për Bregdetin malazez – SHPK “Vodacom”. 20 milionë euro mjete të kontraktuara janë të destinuara për zgjidhjen e problemit të furnizimit me ujë dhe rregullimit të ujërave të zeza në komunën e Ulqinit. Zaga shprehet se realizimi i këtij projekti nuk ka filluar akoma, dhe shpreson që të mos vonohet edhe shumë, duke qënë se lidhjet e reja në rrjet shtohen dita ditës.

Sezoni verorë gjithmonë është më problematik sa i përket furnizimit me ujë, për shkak të thatësirave. Kjo situatë zgjidhet nga lidhja me ujësjellësin rajonal, ndërsa aktualisht  furnizimi bëhet vetëm nga burimi i Millës.

Sa i përket analizës së ujit ajo bëhet çdo javë dhe rezulton pozitive, në këtë aspekt qytetarët mund të jenë të sigurt që përdorin ujë cilësor, shprehet Zaga. Ndërsa thekson që qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm vetëm kur ka ndërprje të ujit dhe dy orë pas rikthimit të mos përdoret për pirje.

Rrjeti i ujësjellësit është shumë i amortizuar, dhe intervenimet janë të kohë pas kohshme. Zaga foli për hapat të cilat do të ndërmerren.

Problemi i ujërave atmosferike vazhdon të jetë aktual,një rrebesh i shiut shkakton përmbytje të rrugëve, e sidomos në brendi të qytetit, Zaga shprehet se pastrimi i shahteve bëhet por kjo nuk mjafton, dhe në të ardhmen duhet të ndërmerren edhe masa të tjera.

Një dukuri është mbyllja e shahteve nga asflatimi i rrugëve, për këtë Zaga shprehet se duhet një bashkëpunim më i mirë ndërmjet kryerësve të punimeve të tilla dhe ndërmarrjes.

  • 1

    Radio