Gjeloshaj: Vujanoviq po punon kundër shqiptarëve

Prej tvteuta10:23, 19 Korrik 2016

Me marrëveshjen e pushtetit dhe opozitës , në mbledhjen e ardhshme te Kuvendit të Malit të Zi është dashtur të gjendet zgjidhja për të drejtat e shqiptarëve në ligjin zgjedhor . Përmes përzierjeve të pashembullta në caktimin e zgjedhjeve pa bërë konsultime ,presidenti i Malit të Zi, Fllip Vujanoviq  me qellim për ti penguar këto ndryshime,i ka shpallur zgjedhjet , duke penguar ndryshimin e ligjeve zgjedhore,konsideron deputeti i Alternatives shqiptare , Nikë Gjeloshaj.

Gjeloshaj thekson se pas botimit të Fjalorit, në të cilin në mënyrën me ta paskrupullt  Akademia e Arteve dhe Shkencave , me përkrahjen financiare të Qeverise së Malit të Zi, sulmon dhe fyhen shqiptaret , po fiton vazhdimin e veprimit antishqiptar . Ai  po ashtu ka theksuar se sulm tjetër kundër pakicës kombëtare shqiptare është mosrespektimi i ligjit për administratën lokale ,me c’rast komunat në kuadër të kryeqytetit fitojnë statusin e administratës lokale dhe të ligjit për organizimin territorial të Malit të Zi dhe me c’rast janë bërë ndryshime territoriale.

 

  • 1

    Radio