Kulturë Më shumë

Gjeloshaj: Terheqni kandidaturen

Prej tvteuta23:31, 29 Maj 2016

Pas deklarates se Akademise malazeze te shkencave dhe artit mbi fjalorin e publikuar me fjale fyese mbi shqiptaret, dhe emerimet e reja te posteve  ne kabinetet ministrore, perseri ka reaguar deputeti i ASH Nik Gjeloshaj duke e vleresuar deklaraten dhe arsyetimet e CANU qesharake.

”Mua personalisht po më brengos fakti që atyre po u dalin në krahë edhe “akademikë” që ende nuk dijnë se cilit komb apo etni i përkasin, e veçanarisht jam i habitur me hapin e fundit të treshes opozitare që është bërë pjesë e Qeverisë. Ata ndër anëtarët e kabinetit qeveritar, konkretisht për zavëndëse të ministrit të arsimit, propozojnë zonjën Tatjana Beçanoviq, e cila përveç qendrimeve të saj të njohura, ishte kryetare e Komisionit për hartimit e “fjalorit të famshëm” të CANU. A mos është kjo pozitë si dhuratë për punën e bërë në fjalor?

Unë mendoj që me këto hapa, opozita po e tregon se nuk dëshiron ndryshime dhe bashkëpunim me shqiptar.

Pa hyrë në detaje tjera, me këtë rast sugjeroj që opozita në fjalë t’a tërheq sa më parë kandidaturën e saj, ose personalisht ajo, si kryetare e Komisionit të kërkoj tërheqjen sa më të shpejt të fjalorit në fjalë dhe përmirsimin e tij. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë ftoj anëtaret e Kabinetin Qeveritar që mos të votojnë kandidatën në fjalë.

Nëse Qeveria, nuk merr hapa të mjaftueshëm në këtë drejtim, si financuese e akademisë në fjalë nga buxheti i shtetit, unë dhe pupulli shqiptarë kudo ndodhet, do të konsiderojmë që politika zyrtare e Malit të Zi, pajtohet me qëndimet e CANU”-deklaroi Gjeloshaj.

  • 1

    Radio