Gjeloshaj: Të publikohen emrat e personave të papërgjegjshëm

Prej tvteuta16:28, 26 Mars 2020

Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, ka kërkuar që organet kompetente të publikojnë emrat e personave të papërgjegjshëm që thyejnë urdhërin e ndalimit të lëvizjes, në mënyrë që të gjithë të mësojnë se nga kush kërcënohen qytetarët e tjerë. Sipas tij, për 4 persona të papërgjegjshëm  të cilët janë gjetur duke u endur jashtë Tuzit, nuk mund të thuhet se 15.000 banorët e tjerë nuk e respektojnë këtë masë. Ai shtoi se në qytet sot është situatë e qetë dhe se do të vazhdohet me shpërndarjen e ndihmave.

  • 1

    Radio