Politikë Më shumë

Gjeloshaj do te bojkotoje seancat e kuvendit

Prej tvteuta13:02, 20 Maj 2016

Nik Gjeloshaj, deputeti i Alternatives shqiptare nga Tuzi, dje ne pres qendren e Kuvendit te Malit te Zi ka deklaruar se ne periudhen e ardhshme do te bojkotoje punet e kuvendit.

Ne vazhdim mund te lexoni deklaraten e tij te plote:

“Në shenjë proteste ndaj veprimeve të fundit të Akademisë së shkencave dhe arteve të Malit të Zi, kam vendosur të largohem nga punimet e Parlamentit të Malit të Zi deri sa ta shohë të arsyeshme dhe në interes të qytetarëve shqiptarë kthimin tim në këtë Parlament.
Apeli im është që edhe deputetët tjerë shqiptar të largohen nga Parlamenti dhe të aktivizohen në mënyrë që të gjithë bashkarisht të “zgjojmë” organet kompetente që të reagojnë dhe ta ndalojnë botimin e këtij fjalori i cili përhap urrejtje nacionale, fyerje të ndjenjave kombëtare dhe të drejtave të shqiptarëve.
Në qoftë se brenda kompetencave të saja për disa ditë Prokuroria nuk reagon, atëherë unë si deputet do i dorëzoj Prokurorit akuzën penale ndaj Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi dhe autorit të këtij fjalori, me kërkesë që fjalori të ndalohet dhe Akademia dhe autoret të përballën me ligjin për atë që kanë bërë”.

Lidhur me fjalorin e Akademise ne fjale, ka pasur pak reagime edhe pse problematika historikisht mund te jete e madhe.

  • 1

    Radio