Gjeloshaj: Për komunën e Tuzit të vendosë Kuvendi lokal
Prej tvteuta5 November 2015
Deputeti i Alternativës Shqiptare Nik Gjeloshaj, do të kërkojë që Tuzi dhe Golubovci të kenë të drejtë vendimi në Kuvendet lokale në lidhje me statuset e tyre dhe jo të varen nga vendimi i qeverisë sic parashikon ligji i deritanishëm.
Ai është i mendimit se këto dy komuna urbane duhet të kenë mundësi të marrin statusin e komunave të plota me procedurë të përshpejtuar.
Gjeloshaj gjithashtu do të kërkojë që komuna e re të quhet Malësia/Tuzi, kurse kompetent për zgjidhjen e mosmarrveshjeve me kryeqytetin të jetë Gjykata Administrative dhe jo administratori i Podgoricës sic parashikohet me ligjin aktual.