Gjeloshaj ndërpret bojkotin, sot kthehet në Kuvend

Prej tvteuta10:07, 27 Qershor 2016

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Malit të Zi Nik Gjeloshaj ka njoftuar se do ta ndërpresë bojkotimin 40-të ditor të Kuvendit, dhe sot do të marrë pjesë në punën e tij.

Siç u shpreh ai për media, ndërprerja e bojkotit ka ardhur si rezultat i vlerësimit të tij se kjo është në interes të popullit që përfaqëson. Gjeloshaj njoftoi se në Kuvend do të propozojë rezolutë të posaçme për fjalorin e Akademisë malazeze, dhe në këtë mënyrë tu japë mundësi deputetëve të deklarohen në lidhje me histerinë antishqiptare të akademisë. Ai poashtu njoftoi propozimin e lex specialis formimin e komunës së Tuzit.

  • 1

    Radio