Gjeloshaj falenderon qytetarët e Tuzit për disciplinën e treguar

Prej tvteuta16:45, 14 Prill 2020

Kryetari i Komunë së Tuzit, Nik Gjeloshaj, ka falenderuar qytetarët e kësaj komune për discilinën e treguar në këto tre javë, gjatë të cilave Tuzi ndodhej në karantinë të plotë. Ai apeloi tek qytetarët që të tregohen të kujdesshëm dhe të vazhdojnë të respektojnë masat, pasi lehtësimet e sjellura do të zgjasin 7 ditë, pas të cilave do të vlerësohet gjendja përsëri. Trupi Koordinues Nacional i ka lehtësuar disa masa për këtë komunë, pasi në tre javët e kaluara u ndalua përhapja e sëmundjes, kurse një pjesë e të infektuarve tashmë janë shëruar.

  • 1

    Radio