Gjeloshaj: Disa fshatra në Malësi së shpëjti me ujësjellës

Prej tvteuta10:54, 6 Nëntor 2016

Ish deputeti i Alternativës Shqiptare Nik Gjeloshaj njoftoi përmes profilit të tij në rrjetin social FB se Ministria për turizëm dhe zhvillim të qendrueshëm ka nënshkruar kontratën për përfundimin e ujësjellësit për fshatrat e Hotit në Malësi, një projekt shumë i rëndësishëm për këto zona, për të cilin ai është angazhuar si deputet dhe sic thekson “më në fund ia arritëm qëllimit!”

Realizimi i punimeve do të zhvillohet nga firma “Erlang” nga Podgorica, kurse vlera totale kap shumën prej 296.626,22 euro.

Afati i paraparë për përfundimin e punimeve është 75 ditë.

Është pothuajse e pabesueshme që në shekullin XXI ende të flasim për ujësjellës, kushti elementar i jetës. Por ky nuk është rasti i vetëm, probleme me ujë kanë edhe shumë vise të tjera siç është Kraja, disa zona në Anë të Malit por edhe në Ulqin dhe Plavë.

 

  • 1

    Radio