Gjeloshaj dhe Nimanbegu dorëzojnë iniciativën për komunën e Tuzit

Prej tvteuta15:38, 29 Qershor 2016

Deputetët shqiptarë në Kuvendin e Malit të Zi, Genci Nimanbegu dhe Nik Gjeloshaj, kanë dorëzuar në shërbimin e Kuvendit iniciativën për ndryshimin e Ligjit për organizimin territorial të Malit të Zi, me të cilën Tuzi do të definohet si Komuna e 24-të në Mal të Zi.

Në arsyetimin e iniciativës dy deputetët kanë cekur respektimin e Kushtetutës së Malit të Zi  dhe të drejtës për vetëqeverisje, por edhe faktin që zgjidhjet e deritanishme për Tuzin nuk kanë qenë serioze.

Vendimi i Kuvendit vitin e klauar që Tuzi të ketë status të veçantë mbrenda kryeqytetit, u votua pa miratimin e deputetëve shqiptar.

  • 1

    Radio