Aktuale Më shumë

Gjeloshaj akuzon “13 Korrikun-Plantacionet” për zhvlerësim të pronës. “Do ti drejtohemi Prokurorisë Speciale”

Prej tvteuta18:10, 31 Tetor 2022

Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, ka bërë të ditur sot se menaxhmenti i kompanisë “13 Korriku – Plantacionet” vazhdon me veprimtari të kundërligjshme. Ai ka publikuar një raport në llogarinë e tij në “Facebook”, ku sipas tij tregon se si është vlerësuar pasuria, se si vlerësuesi është distancuar nga vlerësimi dhe se vlerësimi është bërë në bazë të “raporteve” të menaxhmentit të kompanisë. Ai po ashtu tha se të gjitha informatat që i ka do t’i paraqesë në Prokurorinë Speciale të Shtetit. Sipas Gjeljoshaj, vlerësimi është bërë nga një firmë që nuk ka referenca për vlerësimin e vlerës së tokës dhe pasurive të paluajtshme, por është nga një sektor tjetër – kontabiliteti dhe auditimi.

“Komuna e Tuzit ka angazhuar ekspertët më të mirë që ka Mali i Zi, kanë bërë një analizë të detajuar në kuadër të së cilës është përcaktuar në terren vlerësimi i pronës së kësaj kompanie në territorin e Komunës së Tuzit. Raporti i vlerësimit i është dërguar zyrtarisht administratës së kompanisë, në mënyrë që përmes një procedure të rregullt të korrigjojnë vlerësimin që kanë bërë më parë.”, thuhet ndër të tjera në postimin e Gjeloshaj.  Ai thekson se disa herë i ka vënë në dukje drejtuesve të kompanisë “13 Korriku – Plantacionet” se nëse nuk veprojnë dhe korrigjojnë vlerën e pasurisë shtetërore, “po hyjnë në zonën e veprimtarisë kriminale sepse ulin, qëllimisht dhe me vetëdije vlerën e pasurisë shtetërore, pra të vetë kompanisë.

”Detyrimi i menaxhmentit është të menaxhojë kompaninë dhe jo ta zhvlerësojë atë ose të punojë kundër interesave të saj, sidomos  duke pasur parasysh se është  kompani shtetërore, çka është edhe në kundërshtim me interesat e qytetarëve dhe gjithë vendit.” ,thuhet më tej në postim. Gjeloshaj theksoi se të gjitha këto të dhëna do t’i paraqesë në Prokurorisë Speciale, për të reaguar dhe parandaluar këtë dukuri.

  • 1

    Radio