Gjeka takohet me Zhigmanov. “Të përmirësohet bashkëpunimi i dy ministrive”

Prej tvteuta15:33, 29 Tetor 2022

Ministri i të Drejtave të Njeriut , Pakicave dhe Dialogut Social në Qeverinë e Republikës së Serbisë, Tomislav Zhigmanov dhe Ministri i të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave në Qeverinë e Malit të Zi, Fatmir Gjeka, kanë diskutuar sot për përmirësimin e bashkëpunimit të ardhshëm ndërmjet dy ministrive. Zhigmanov theksoi se sundimi i ligjit mbështetet në të drejtat e patjetërsueshme të njeriut, bartës të cilave janë  të gjithë qytetarët, duke shtuar se Republika e Serbisë ka bërë përparim të madh në këtë drejtim. Aktiviteti tjetër kyç i kësaj ministrie janë zgjedhjet për këshillat kombëtare të pakicave, të cilat do të mbahen më 13 nëntor të këtij viti, theksoi ministri.

Gjatë vizitës së tij në Republikën e Serbisë, Gjeka prezantoi kompetencat dhe përgjegjësitë e departamentit që ai drejton përmes aktiviteteve në fushën e barazisë gjinore, antidiskriminimit, pakicave kombëtare dhe përmirësimit të pozitës së kategorive të cenueshme sociale. Pas takimit të tretë ministror të mbajtur së fundmi në Podgoricë, u diskutuan mundësitë për aplikimin e praktikave të mira për të arritur qëllimet e Deklaratës së Poznanit.

Ministri Gjeka theksoi rëndësinë e zbatimit më të mirë të kuadrit legjislativ në fushën e të drejtave të njeriut dhe të pakicave,si dhe shprehu besimin se bashkëpunimi i ministrive do të përmirësohet në periudhën e ardhshme . Ai e ftoi kolegun Zhigmanov që në periudhën e ardhshme ta vizitojë Malin e Zi.

  • 1

    Radio