GJEKA SHKARKON FUNKSIONERET E PAPERSHTATSHEM
Prej tvteuta24 February 2016

Kryetari i Komunës së Ulqinit ne largim po vazhdon me veprimet e tija te radhes ku të hënën solli vendimin për shkarkimin nga detyra të tre funksionarëve të lartë komunal te cilet politikisht vijne nga radhët e Forcës së re demokratike. Ai shkarkoi sekretarin e sekretariatit per buxhet dhe financa Valdet Axhemoviq dhe ne kete detyre vendosi bashkepunetorin e ngushte Agron Ibrahimin, poashtu shkarkoi edhe drejtoreshen e Qendres per sisteme te informacionit Teuta Mehmedoviq dhe shefin e sherbimit per pune te perbashketa Nazmir Sula, ne vendin e te cilit ka vendosur Muhamet Niken. Diteve ne vijim priten edhe shkarkime te reja politike te paralajmeruara dhe fati i Komunes se Ulqinit po mbetet ne meshiren e papjekurise politike dhe profesionale. Ekonomia komunale ne remje, punetoret pa rroga, harxhimet e pakritera dhe korruptive cdo dite, kurse kryetari ne kulmin e papergjegjesise. Nje thenje popullore thote:” Stambolli digjet e plaka krifet”.