Aktuale Më shumë

Gjeka: Nuk dëshiroj të jem vetëm figurant dhe të mos pyetëm për asgjë

Prej tvteuta15:29, 24 Shkurt 2016

Gjatë ditës së sotme kryetari i komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka ka mbajtur një konferencë për shtyp ku ka evidentuar arritjet e tij gjatë këtyre dy viteve në krye të komunës së Ulqinit.

Ai tha se për këto 730 ditë kam pritur mbi 2000 qytetarë, dyert e kabinetit kanë qëne të hapura për cdo investitorë qoftë ai vendas apo i huaj,në suaza të mundësive tona kemi perkrahur cdo ide dhe propozim të mirë. Ai gjithashtu komentoj dhe ngjarjet aktuale politike duke thënë se kam kompetencat ligjore dhe ato do ti shfrytezoj. Nëse deri tani kam pasur mirekuptim dhe kam qenë tolerant atë e kam bërë me shpresën se opstrukcionet e këtij lloji do të ndalen, por tani e shoh se është momenti për të reaguar ndyshe. Unë vendos për ekipin tim dhe për të mbaj përgjegjësi.Nuk dëshiroj të jem vetëm figurant dhe të mos pyetëm për asgjë.

Ai e mbylli deklaratën e tij duke thënë se ne jemi të pergatitur për cilin do skenar ose rikompozim të skenës politike ose zgjedhje të parakohshme. Pa marrë parasysh se kur do të caktohen ato.

  • 1

    Radio