Aktuale Më shumë

Gjeka ne krize: inicon takim me liderët partiak

Prej tvteuta00:13, 29 Shkurt 2016

Kryetari ne largim i  Komunës së Ulqinit, Fatmir Gjeka pasiqe ka shkarkuar nje pjese te stafit nga radhat e Forces, tani duket se e ka kapluar kriza politike dhe mundohet te kapet per shkume deti.

Ai u ka dërguar  udheheqësve  të  partive që kanë  klubet  e këshilltarëve   në Kuvendin  komunal  propozim për arritjen  e një marëveshtjeje  politike  për   të zgjidhur  krizën  në  të    cilën  gjendet  veteqeverisja  lokale.

Pyetja eshte e radhes:Kush dhe cka e shkaktoi krizen?!

-Kush i tejkaloi mjetet buxhetore te qytetareve?

-Ku shkuan 300 mije euro te tejkaluara me buxhet, nga kryetari i komunes?

-Pse ndermarrja e ujesjellesit nuk mund te rimbkembet?

-Kush po hetohet nga Prokuroria shteterore?

Te gjitha keto pyetje si dhe shume te tjera, kane vetem nje emer, Kryetari ne largim, Fatmir Gjeka.

Duke  theksuar  që  gjëndja  mund të  tejkalohet  vetëm me  mareveshtjen e  subjekteve relevante politike , me konsenzus  dhe  pa  kushte, kryetari Gjeka  në letër  thekson  që qëllimi i marëveshtjes  është  të  mundësojë punën efikase  të  organeve dhe institucioneve  të administratës  lokale  dhe  ndërmarrjeve  publike  themelues i së  cilave  eshte  Kuvendi  komunal, deri  në  mbajtjen e  zgjedhjeve  lokale.

Por pas deshtimit te tri seancave te Kuvendit, ku asnje keshilltare nuk e perfilli ftesen e Gjekes, pasi ajo ne te verrtet ishte jolegjitme, ketu shihet qarte se Gjeka e ka humbur seriozitetin dhe postin e tij si kryetare.

  • 1

    Radio