Gjeka -Mali i Zi ka ndërtuar kornizë të mirë legjislative në mbrojtjen e të drejtave të pakicave

Prej tvteuta18:29, 7 Tetor 2022

Mali i Zi ka ndërtuar kornizë të mirë legjislative në mbrojtjen e të drejtave të pakicave, vlerësoi komisari i lartë i OSBE-së për çështje nacionale Kajrat Abdrahmanov, gjatë takimit që pati me ministrin e të drejtave të njeriut dhe pakicave Fatmir Gjeka. Komisari i lartë i OSBE-së për çështje nacionale në raportin që e ka përcjellë misioni i tij ekspert në vitin 2021, ka konstatuar se Mali i Zi ka ndërtuar kornizë të fortë dhe të mirë ligjore në mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Siç thuhet në komunikatën e Ministrisë, Gjeka dhe Abdrahmanov u pajtuan se dallimet shoqërore duhet të jenë udhëheqës të politikave të mira integruese dhe të jenë parakusht për ndërtimin e shoqërive të barabarta.

  • 1

    Radio