Aktuale Më shumë

Gjeka: Mali i Zi e sheh Kosovën në Këshillin e Evropës

Prej tvteuta09:15, 28 Mars 2024

Vendimi politik i Këshillit të Evropës është i qartë – Kosova është shtet sovran, tha ministri për të drejtat e njeriut dhe të pakicave Fatmir Gjeka. Siç tha ai, atë vendim e ka marrë edhe Mali i Zi 15 vjet më parë, por “duket se as disa në koalicionin qeverisës nuk e kanë kuptuar”.

“Vota e kreut të delegacionit tonë në atë institucion europian jo vetëm që është kundër marrëveshjes së koalicionit, por kërcënon drejtpërdrejt marrjen e IBAR-it. Partia Demokratike dhe unë si kryetar i saj dhe anëtar i koalicionit qeverisës e vlerësojmë këtë lëvizje si të dëmshëm dhe të rrezikshëm për integrimin evropian të Malit të Zi”, tha ai.

Ai thotë se presin që anëtarët e tjerë të koalicionit të marrin një vendim të qartë për këtë lëvizje dhe “ne do të vendosim në përputhje me rrethanat”.

  • 1

    Radio