Gjatë vitit 2019: Në Ulqin 183 aksidente rrugore, 2 viktima

Prej tvteuta12:48, 30 Prill 2020

Për çdo vit java e fundit e prillit i kushtohet preventimit të lëndimeve nga aksidentet rrugore , me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për pasojat që sjellin këto aksidente. Me këtë rast nga Dega e Policisë në Ulqin, njoftojnë opinionin publik se gjatë vitit 2019 në territorin e komunës tonë janë regjistruar 183 aksidente rrugore, në të cilët 11 persona kanë pësuar lëndime të rënda, 63 lëndime të lehta, ndërsa 2 persona kanë humbur jetën. Policët e kësaj dege gjatë vitit kanë kryer edhe 10 aksione preventive nga të cilat vlen të përmenden bisedat me mësimdhënësit dhe nxënësit maturantë, duke i këshilluar që të mos abuzojnë me alkool dhe pas festimit të ndahen nëpër shtëpitë e veta. Ndarja e broshurave informative për nxënësit që udhëtuan në eskursione dhe kontrolli i autobusave për rregullsinë e tyre teknike. Për 8 mars, Ditën e Grave, është bërë ndarja e luleve për shoferet femra, kurse për në fillim të vitit shkollor për nxënësit janë mbajtur orë informative dhe janë ndarë broshura për rregullat e komunikacionit, me qëllim ngritjen e ndërgjegjësimit për respektimin e tyre. Nga Dega e Policisë në Ulqin u bëjnë thirrje të gjithë pjesmarrësve  që të respektojnë rregullat e komunikacionit, me theks të veçantë në mbrojtjen e fëmijëve, këmbësorëve dhe motoçiklistëve.

  • 1

    Radio