Gëzuar festën e Fitër Bajramit nga i gjithë stafi i Televizionit Teuta

Prej tvteuta12:33, 5 Korrik 2016

Televizioni Teuta uron të gjithë besimtarët mysliman gëzuar këtë ditë të madhe të Fiter Bajramit. Kjo ditë e shenjtë na shërben të gjithëve për të larguar nga vetja urrejtjen, kjo festë e madhe na mbush të gjithëve me pak më shumë shpresë e vullnet. Bajrami është festa  e shpërblimit, dita e harmonisë shpirtërore, dita  e solidaritetit, dita e afrimit me njëri-tjetrin. Kjo festë përmbyll 30 ditë skarificë, lutje dhe adhurim,me shpresën e madhe, që Zoti të na ketë falur mëkatet tona dhe të ketë pranuar lutjet dhe sakrificën tonë. Ky muaj i madhërueshëm na  mësoi se sofra e iftarit është sofra e harmonisë dhe e vëllazërisë, mes besimtarëve, mes vëllezërve dhe miqve, mes të pasurve dhe të varfërve. Të gjithë jemi të barabartë para Krijuesit, dallimi është vetëm në devotshmëri, në përkushtim, në bujari dhe te sinqeriteti në adhurim, lutje dhe vepër të mirë që bëjmë.Lutjet, adhurimet, sakrifica, dhe ripërtëritja shpirtërore që përjetuam gjatë muajit të bekuar të Ramazanit na forcon dhe motivon ta shohim festen e Fitër Bajramit si ditën e shpresave të reja, si ditën e të kujtuarit dhe solidaritetit me njëri-tjetrin, si ditën e ripërtëritjes së vëllazërisë, miqësisë dhe dashurisë për njeriun dhe njerëzoren. E në këto çaste të gëzuara të festës së Fitër Bajramit, i gjithë stafi i Televizionit Teuta i bashkohet këtij momenti të gëzimit dhe të lehtësimit shpirtëror, duke ju  përcjell mesazhet më të sinqerta për një jetë sa më të lumtur, për  shëndet dhe mirësi, për sukses në çdo moment të jetës suaj.

  • 1

    Radio