Sociale Më shumë

Gërmime arkeologjike në qytetin e lashtë të Shasit

Prej tvteuta12:30, 1 Shkurt 2016

Në  pjesën e sipërme të qytetit të lashtë të Shasit janë duke u zhvilluar gërmime arekologjike të cilat I udhëheq  Muzeu Nacional I Cetinjes. Është hera e dytë qe me iniciativë të këtij muzeu gërmohet në këtë pjesë të Shasit. Arkeologia Mitra Ceroviq tha për Televizionin Teuta se gjetjet në Shas janë pasuri të cilat dëshmojnë për lashtësinë e këtij qyteti, hulumtimet e tanishme janë te bazuara në vazhdën e hulumtimeve që janë bërë në vitin 1985 , pas asaj periudhe hulumtimet e para u realizuan në vitin 2012 ndërsa kthehemi përsëri këtë vit për të gërmuar në pjesën e brëndshme të Kishes së Shën Gjonit për të vazhduar projektin “Rrugët e vazhdimësisë” .

Ndërsa se a do ti përkasin gjetjet muzeut të qytetit të Ulqinit apo muzeut Nacional të Cetinjes do të vendoset pas përfudimit të gërmimëve.

Anton Lulgjuraj arkeologu nga Ulqini tha se karakteristikë e këtyre gërmimeve është gjetja e dhjetra vorrezave brenda hapsirës së kishës , si dhe të monedhave të cilat janë përdorur në periudhat e hershme.

Gazmend Kovaçi punonjës i muzeut të Ulqinit thotë se duke ditur rëndësinë e këtij lokaliteti, si për vendin tonë dhe për të gjithë regjionin, Shasi meriton një studim të hollësishëm. Këto gërmime do të kontribojnë edhe në plotësimin e mjaft momenteve të Shasit sa i përket edhe kronologjisë së jetës në këtë qytet të lashtë, mirëpo ka munges të kuadrove përkatës në Komunen e UIqinit të cilët do të duhej të kyçeshin edhe më shumë në studimin e tij.

Gërmimet në kete pjesë do të zgjasin deri në dhjetë ditëshin e parë të muajit shkurt.

  • 1

    Radio