Politikë Më shumë

Genci Nimanbegu zhvillon debat te ashper ne Kuvend dhe nderpret seancen per shkak te fyerjeve te deputetit serb Vucuroviq ndaj shqiptareve

Prej tvteuta23:35, 21 Korrik 2020

 

Në mbledhjen e sotme të Kuvendit të Malit të Zi, pati një debat të ashpër në mes nënkryetarit Genci Nimanbegu dhe deputetit të Frontit Jovan Vuçuroviq. Deputeti i Frontit në fjalën e tij akuzoi NATO-n për krime në Mal të Zi dhe lartësoi luftën siç tha ai heroike të forcave serbe kundër kësaj aleance në vitet 1995 dhe 1999. Në këtë reagoi nënkryetari i Kuvendit Genci Nimanbegum, i cili shprehu keqardhje që serbët kanë në Kuvend një përfqësues si Vuçuroviq. Në vazhdim mund të lexoni një pjesë të debatit:

Vuçuroviq: Këto tema janë mundësi që ne të përkujtojmë , mbrojtjen heroike të SRJ-së dhe Republika Srpska të vitit 1995 dhe 1999. Të kujtojmë rezistencën të cilën e kanë  pasur populli dhe ushtrija jonë në luftë kundër fuqisë ushtarake më të madhe të asaj kohe, që ndonjëherë ka parë bota. Pra i kujtojmë ata njerëz që në Pashtrik dhe Koshare janë kundërshtuar si gjigantët kundër  armikut shumë më të fuqishëm, i cili kishte pamjen e NATO-s dhe terroristëve shqiptarë.

Nimanbegu: unë dua që opinioni i Malit të Zi ta dëgjojë këtë: Mua më vjen keq që populli serb ka një përfaqësues siç jeni ju në këtë Parlament. Ju historinë e keqinterpretoni.  Ju vetëm kultivoni farat e së keqes dhe përçarje në këtë shoqëri, sepse të lartësosh  Republikën Srpska të vitit 1995 dhe SRJ-në e vitit 1999, do të thotë të lartësosh krimet, të lartësosh luftërat, kurse NATO Aleanca është ajo e cila ka kontribuar që ne këto mos ti kemi. Të kemi paqen në Bosnje dhe Hercegovinë, të kemi paqen në Kosovë dhe në mbarë shtetet e ish Jugosllavisë.

Turp të keni!

 

  • 1

    Radio