Genci Nimanbegu: Duhet të mbrojmë identitetin kombëtarë shqiptarë
Prej tvteuta23:33, 22 Shtator 2016
Gjate nje inetrviste per gazeten “Dan”, deputeti I Forces Genci Nimanbegu, duke u pergjigjur ne pyetjen e gazetarit se cfare rezultati pret nga zgjedhjet parlamentare, ai tha se pret që të shtohet pesha politike e shqiptarëve në Mal të Zi pasi përçarja politike e shqiptarëve në zgjedhjet e mëparshme ka bërë që shqiptarët të humbnin një deputet.
Deputeti Nimanbegu, poashtu vleresoi se koalicioni ne krye te se cilit eshte ai,ka një program të qartë politik që përpiqet për ta mbrojtur identitetin kombëtar shqiptarë, gjuhën, arsimin dhe simbolet kombëtare shqiptare.
“Ne besojmë se platforma jonë politike , pra programi ynë është përparësia kryesore.
Sllogani i fushatës sonë është SHQIPTARËT TË VENDOSUR, që nënkupton se jemi të vendosur që të përmirësojmë gjendjen sociale dhe ekonomike të popullit tonë që jeton në trojet e veta shekullore
Po ashtu ne jemi të vendosur që të ndalim emigracionin dhe diskriminimin e shqiptarëve si dhe që të japim kontributin tonë konstruktiv si pakicë, në integrimin Euro-Atlantik të shtetit të Malit të Zi.
Dallimet krahinore fetare apo ambiciet e egove personale janë dytësore përballë këtyre interesave madhore, tha ndër të tjerat Nimanbegu.