Politikë

Aktuale Më shumë

GENCI NIMANBEGU: ASHENSORIN NE KALA NUK E KONTROLLOI ASNJE INSPEKCION (VIDEO)

Prej tvteuta9 November 2015

Deputeti I Forces Genci Nimanbegu,  ne kuader te pyetjeve te deputetetve  I ka shtruar pyetje Ministrit te turizmit dhe zhvillimit te qendrueshem Branimir Gvozdenoviq  lidhur me ndertimet pa leje ne komunen e Ulqinit prej vitit 2008 deri ne ditet e sotme. Ai ka kerkuar numrin e objekteve pa leje, numrin e mbikqyrjeve  inspekcionale  ne ato objekte nga ana e ministrise dhe Drejtorise per mbrojtjen e ambientit, numrin e vendimeve per rrenimin e objekteve, duke vecuar numrin e objekteve te rrenuara.  Deputeti Nimanbegu vleresoi se Ministria ne fjale, Drejtoria per pune inspektuese si dhe veteqeverisja lokale duhet te merren ne menyre me te pergjegjshme dhe me te drejte ne zbatimin e ligjit, dhe jo te bejne diskriminim ne implementimin e ligjit dhe ne vendime diskreditive  gjate rrenimit te objekteve nga ana e organeve kompetente. Ne pergigjen e ministries kane theksuar se eshte ne procedure te kuvendit Propozimligji mbi legalizimin e objekteve joformale I cili dukshem do te ndihmoje ne ndalimin dhe rregullimin e ndertimit pa leje, kurse pergjigjet e kerkuara ishin mjaft te cunguara, duke I treguar vetem te dhenat prej vitit 2012 e kendej, sic vijon: -numri I kontrollit te inspekcionit per mbrojtjen e ambientit prej qershorit te vitit 2012:  1843 -numri I vendimeve per rrenimin e objekteve:  386 -numri I vendimeve te kryera ( rrenimi i objekteve): 42 -objekte te rrenuara nga vete investuesi: 7494 raste  nderkohe kane  fituar lejen e ndertimit –107 raste kane fituar lejen e objekteve afariste -jane ngritur 91 padi penale Sa I perket kontrollit te objekteve me leje ndertimi,  jane kontrolluar 41 objekt nga ana e inspekcionit ndertimor, ku jane evidentuar tejkalime te dukshme ne raport me projektin e reviduar, me c’rast u jane nderprere punimet  dy investitoreve dhe eshte ngritur nje padi penale, por nuk ka pasur vendime per rrenimin e objekteve. Deputeti Nimanbegu ishte I pakenaqur me pergjigjen e ministrise, dhe theksoi se pret qe ata se shpejti do te japin te dhenat e kerkuara nga viti 2008, duke i perkujtuar se ne komunen e Ulqinit ka filluar te ndertohet ashensori ne kala para disa vitesh, I cili nuk posedon asnje lloje leje dhe se asnje inspekcion nuk ka dhene vendimin per rrenimin e tij.