Gazmend Demiri dhuroi EKG portabël për Shtëpinë e Shëndetit në Krajë
Prej tvteuta7 August 2020

Shtëpia e Shëndetit në Krajë u pasurua me një aparat EKG Portable. Kjo aparaturë u sigurua falë donacionit nga mërgimtari Gazmend Demiri. Doktoresha e Shtëpisë së Shëndetit në Krajë Ganimete Hoxha u shpreh shumë falenderuese ndaj donatorit si dhe ndaj përsonit i cili ishte ura lidhëse ndaj tyre , Rasim Durakut. Ky aparat është shumë i rëndësishëm duke ditur se edhe pacientët në këtë zonë janë më së shumti mosha e tretë, tha për Televizionin Teuta doktoresha Ganimete Hoxha. Vetë Gazmend Demiri tha se duke ditur nevojën e madhe që ka Kraja për kushte më të mira , ishte e arsyeshme që donacioni i tij të ishte pikërisht në mjete medicinale.Demiri shprehet se në të ardhmen do të vazhdojë edhe me donacione të tjera, si dhe u bëri thirje të gjithë mërgimtarëve që të ndihmojnë vendin e tyre. Për banorët e Krajës ky donacion do të thotë shumë, duke qënë se jop të gjithë kanë mundësi të vijnë deri tek stacioni i Shtëpisë së Shëndetit, tha Rasim Duraku.