Gazivoda: Do të bëhet pastrimi i kanalit kulluës përgjatë rrugës së Kripores
Prej tvteuta12:16, 5 Nëntor 2023
Temperaturat e ulëta dhe reshjet e shiut kanë filluar tashmë. Duke u nisur nga kjo kujtojmë se shpesh herë në komunën e Ulqinit ka pasur përmbytje të shkaktuara nga të reshurat. Zëvëndës drejtori në “Veprimtarinë Komunale” Aleksandër Gazivoda njoftoi se do të bëhet pastrimi i kanalit kullues përgjatë rrugës së Kripores.
“Bëhet fjalë për pastrimin e kanalit kullues përgjatë rrugës së Kripores që do të bëhet më datat 6, 7 dhe 8 nëntor. Ndërmarrja Komunale Publike në bashkëpunim me sekretariatin për Veprimtari Komunale dhe Banesore si dhe afaristët e asaj zone jemi duke bërë një aksion për pastrimin e atij kanali. Puna e pastrimit të këtij kanali është rrjedhoj e punës që kemi bërë vitin e kaluar në pastrimin e kanaleve të fushës së Ulqinit ku ai pastrim do të lidhet së bashku duke shpresuar që banorët e kësaj zone nuk do të kenë më problem me përmbytje si kan pasur viteve të kaluara. Në këtë mënyrë lusim edhe banorët e kësaj zone që mjetet e veta ti largojnë nga ana e kanalit që mos të ketë pengesa në kryerjen e pastrimit. Në këtë aksion do të jenë të involvuar edhe mjetet e rënda nga ekipi i sektorit të gjelbërimit dhe pastrimit të cilët do të bëjnë një pastrim të detajuar të atij kanali. Në këtë aksion nga ana financiare janë duke ndihmuar sektretariati përkatës si dhe afaristët”, deklaron Gazivoda.
Gazivoda bënë apel tek të gjithë qytetarët që të kenë kujdes me hedhjen e mbeturinave, pasi që nga përvojat e më parshme gjatë pastrimit të kanaleve janë gjetur edhe mjete të ndryshme si shporet apo materiale të tjera të cilët sjellin edhe deri tek bllokimi i kanaleve e më pas edhe deri tek përmbytjet.