Sociale Më shumë

Gati edhe lista e tretë shqiptare

Prej tvteuta15:30, 2 Shtator 2016

Tri Degët e Lidhjes Demokratike në Mal të Zi, ajo e Malësisë, e Plavë-Gucisë dhe e Rozhajës të udhëhequr nga Nikollë Camaj, Bujar Hasangjekaj dhe Hysen Daci kanë dalur me një deklaratë  për opinion me anë të së cilës njoftojnë publikun për formimin e listës së tretë zgjedhore për zgjedhjet e e ardhshme parlamentare.

Në deklaratë në mes tjerash thuhet se kjo Listë paraqet akt të domosdoshëm politik, pasi që kryetari i LD në MZ, z. Mehmet Bardhi, nuk ka marr asnjë hap për të jetësuar kërkesat e anëtarësisë për të riorganizuar Partinë dhe për t’u pergatitur për dalje ne zgjedhjet e tetorit 2016. Pa këtë listë, pra, pa këtë alternativë të tretë, mijëra votuesë shqiptarë do të mbeteshin pa mundësi për të zgjedhur, apo për të qenë të zgjedhur, thuhet në mes tjerash në deklaratën e përbashkët të këtyre tri degëve.

  • 1

    Radio