Sociale Më shumë

Garat e recituesve të rinj: Shpallen fituesit

Prej tvteuta14:58, 2 Qershor 2016

Mbrëmë në Galerinë e Arteve të Qendrës për Kulturë, nën organizimin e fondacionit “Studenti” u mbajtën garat tradicionale të recituesve të rinj. Edicioni i 11 ashtu si edhe ato të mëparshmit mblodhën mjaft të rinj të talentuar në fushën e recitimit në nivel lokal.

Në kategorinë e shkollave fillore recituesja më e mirë u shpall Esmerinda Lekperiq nga shkolla “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” në Krajë.

Në nivel të shkollës së mesme fituese u shpall nxënësja e vitit të parë Neira Mujali, ndërsa çmimi special shkoi për Florentina Lekperiq, nxënëse e klasës së katërt, poashtu nga shkolla “Gjergj Kastrioti Skenderbeu”.

 

  • 1

    Radio