Aktuale Më shumë

Galliq: Po bëjmë gjithçka për t’iu përgjigjur edhe më mirë pandemisë së ardhshme

Prej tvteuta09:42, 9 Janar 2023

Drejtori i Institutit për Shëndet Publik të Malit të Zi (IJZCG), dr. Igor Galliq, tha se është i kënaqur me mënyrën se si sistemi shëndetësor në Mal të Zi ka reaguar në luftën kundër virusit korona. Ai tha se ISHP po bën gjithçka në mënyrë që të përgjigjet në mënyrë edhe më të mirë gjatë pandemisë së ardhshme. Duke folur për përhapjen e re të infektimit me Covid në botë, Galliq tha se profesioni është duke e monitoruar situatën dhe se nuk ka nevojë të përhapet paniku.
Në programin Mirëmëngjes Mali i Zi në TVMZ, Galliq tha se viti 2023 duhet të jetë viti kur, sipas mendimit të ekspertëve, pandemia duhet të jetë në fazën përfundimtare.
“Megjithatë, këtë nuk mund ta themi me siguri në këtë moment”, theksoi Galiq.

  • 1

    Radio