Fushata zgjedhore: Gjukanoviq sot për vizitë në Ulqin
Prej tvteuta27 September 2016

Kryetari i Partisë Demokratike të Socialistëve Millo Gjukanoviq, sot në kuadër të fushatës zgjedhore do të vizitojë edhe Ulqinin. Sipas fjalëve të kryetarit të Këshillit Komunal të kësaj partie Loro Nrekiq, Gjukanoviq do të vijë në Ulqin rreth orës 13.00, dhe do të qëndrojë deri pas konventës e cila është e planifikuar për ora 19.00. Gjatë kësaj vizite Gjukanoviq do të viziotojë Katërkollën dhe Selitën , kurse konventa do të mbahet në sallën e Qendrës për Kulturë.